KAJRO– Në pjesën lindore të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, janë zbuluar dy statuja të mbretërve të lashtë egjiptianë, ku njëra nga statujat mendohet se i përket Ramsesit II.

Ministri egjiptian i Monumenteve Historike Halid Anani, në një deklaratë me shkrim tha se arkeologët egjiptianë dhe gjermanë, të cilët kryejnë gërmime në rajonin Ein ash-Shems, që ndodhet në ish-qytetin Evn, në lindje të Kajros, pranë tempullit të Ramsesit II kanë gjetur dy statuja mbretërore.

”Mendojmë se ato i përkasin dinastisë XIX që ka drejtuar Egjiptin e lashtë përgjatë viteve 1292-1190 para erës sonë”, tha ministri egjiptian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: