TEPELENE– Janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Dragot të Tepelenës.
“BalkanWeb” ka siguruar foto të cilat i përkasin një ushtari grek të vrarë gjatë luftës italo-greke. Mësohet se në ditën e parë të gërmimeve janë gjetur 5 skelete.
Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke.
Nisja e gërmimeve për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë ka sjellë reagime të shumta, kryesisht nga partia PDIU.
(d.d/BalkanWeb)