Beatrix la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e kaluar, pasi ishte në nominim me Einxhel dhe Donald. Ajo ka shprehur frikë vazhdimisht për atë që e priste kur të linte shtëpinë, dhe merakun si ishte pritur lidhja e tyre në publik.

Kur po largohej nga shtëpia, Donaldi i dha disa këshilla. “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon, nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai, duke iu referuar vëllait binjak.

Ndërsa Beatrix nuk hezitoi ta puthte e ta përqafonte, teksa me lot në sy u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Historia e tyre ka qenë më e përfolura e momentit pasi lindi brenda Big Brother VIP. Afrimiteti i tyre u vu re por lidhja nisi vetëm kur Semi, shoqja e ish të dashurës së Donaldit u eliminua.

Ndërsa u komentua gjatë se si Donaldi bëri shumë gjeste për Bora Zemanin, ai tha se do ia lërë atë histori të shkuarës dhe Beatrix ishte ajo që donte. Kjo i dha besim Trixës, me të cilën e shkëmbeu puthjen e parë kur u organizua një dasmë brenda shtëpisë dhe ata ishin nusja me dhëndrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb