Ish- trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk reagoi mirë ndaj ekipit pasi u njoftua për shkarkimin e tij.

Sarri u eleminua në Champions League nga Lyon, por edhe pse fitoi Serinë A me Juventusin, u shkarkuar në vetëm një sezon të luajtur.

Por ”Corriere di Torino” ka zbuluar fjalët e fundit të Sarrit tek Juventus. Pasi është njoftuar, tekniku italian u ka thënë drejtuesve se e pranonte vendimin, por se duhet të dinin që Juventus si ekip është i patrajnueshë,
”Ju po më hiqni, në rregull. Por ky ekip është i patrajnueshëm”- ka thënë Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb