“Nuk bëra asgjë. Nuk bëra asgjë!” Këto ishin frazat e Kristiano Ronaldos, të cilat i përsëriti disa herë, pasi pati atë konflikt me Xheison Murijon në ndeshjen ndaj Valencias, në minutën e 29-të të ndeshjes.

Por, pasi portugezi i vendosi dorën në kokë ish-mbrojtësit të Interit, ishte arbitri gjerman, Feliks Bryzh, i cili nuk e fali aspak, por e përjashtoi direkt me të kuq portugezin, edhe pse të shumtë ishin specialistët e moviolës, të cilët e konsideruan të tepërt këtë vendim të arbitrit.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb