Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij 18-vjeçar Rifat Xheleshi. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah.

Siç raporton gazetari Doçi, dy të rinjtë sot janë parë bashkë në qendër të fshatit rreth orës 11:00. Rreth orës 14:00, ata janë ngjitur në malin e Maqellarës dhe aksidentalisht 18-vjeçari ka qëlluar shokun e tij.

Ka qenë vetë autori që ka njoftuar banorët e fshatit, të cilët i kanë shkuar në ndihmë, por terreni ka qenë i vështirë, që ka vonuar zbritjen e të plagosurit. Ai ka pasur rrjedhje të shumtë gjaku, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb