LUSHNJE

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Lushnjën, ku u vra me armë zjarri 40-vjeçari Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë të tjerë, përkatësisht shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të makinës së djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat. Bëhet fjalë për një makinë “Golf”, blu të errët, e cila është shkrumbuar totalisht. Autorët e krimit, të cilët nuk janë identifikuar akoma, kanë qëlluar në lëvizje nga makina e tyre, vetëm kanë hapur xhamin.

Ndërkohë, siç raporton gazetari Kuçi për “BalkanWeb”, viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

“BalkanWeb” mëson se pista e parë hetimore është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb