Pas zbulimit në zemër të Rrugës së Qumështit të një prej blloqeve ndërtuese të jetës, etanolaminës, të tjera molekula organike janë identifikuar në galaktikën tonë, këtë herë në pesë mjegullnaja të ndryshme planetare të ndodhura në rajonet periferike.

Përfundimi u arrit nga vëzhgimet e kryera nga studiuesit në Universitetin amerikan të Arizonës dhe të paraqitura në Kongresin e Shoqërisë Astronomike Amerikane (AAS).

Sipas astronomëve, këto molekula tregojnë për yjet që janë shuar në periferi të Rrugës së Qumështit.

Falë radioteleskopit Alma (Atacama Large Millimeter Array) të Observatorit të Europës Jugore (ESO), studiuesit kanë gjetur nënshkrimet e molekulave organike, si cianuri i hidrogjenit, monoksidi i karbonit dhe joni formil në pesë mjegullnajat planetare: M2- 48, M1-7, M3-28, K3-45 dhe K3-58.

Sinjalet e radios të emetuara nga këto molekula organike na lejojnë të përcaktojmë format e pesë mjegullnajave, duke zbuluar karakteristika deri më tani të papara, siç është prania e shkulmeve të lëndës me forma sugjeruese harqesh dhe lobesh”, shpjeguan shkencëtarët.

Sipas tyre, vëzhgimet e paraqitura në kongresin e astronomëve amerikanëpërforcojnë idenë se mjegullnajat planetare shërbejnë si burime për shpërndarjen në mjedisin ndëryjor të molekulave, që përfaqësojnë disa nga përbërësit themelorë në formimin e yjeve dhe planetëve të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb