Mbetjet e një specie të re dinosauri mishngrënës me krahë, që ka jetuar në Patagoni rreth 90 milionë vjet më parë, është zbuluar në Argjentinë, njoftuan paleontologët.

Sipas Agjencisë së Zbulimeve Shkencore të Universitetit Kombëtar të La Matanza-s, mbetjet e kafshës, të cilat nuk i kalojnë një metër e gjysmë gjatësi, u gjetën në një vend në provincën e Rio Negro-s.

“Specia e re u emërtua “Overoraptor chimentoi” dhe i përket grupit të dinosaurëve mishngrënës të quajtur “Paraves”, tha Matias Motta, studiues në Muzeun e Shkencave Natyrore (MACN).

Studiuesit theksuan se zbulimi i këtyre mbetjeve mund të sigurojë informacione të rëndësishme mbi evolucionin e zogjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: