Koreja e Veriut ka publikuar fotografi, të cilat tha se janë marrë nga lëshimi i raketës më të fuqishme në pesë vjet.

Fotot e pazakonta të kapura nga hapësira tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth.

Pheniani konfirmoi të hënën se kishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme Hwasong-12 (IRBM). Me fuqinë të plotë, ai mund të udhëtojë mijëra milje, duke i vendosur zona si territori i SHBA-së Guam në distancë goditëse.

Testi i fundit ka ngritur sërish alarmin në komunitetin ndërkombëtar. Pheniani ka kryer një numër rekord prej shtatë raketa të lëshuara vetëm gjatë muajit të kaluar, një aktivitet që është dënuar ashpër nga SHBA-ja, Koreja e Jugut, Japonia dhe vende të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb