TIRANE- Mikel Shallari, 24-vjeçari i shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm si autori i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.

24-vjeçari nga Kuçova, identiteti i të cilit u publikua për herë të parë nga “News 24″ dhe “BalkanWeb”, dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike në Zvicër, si dhe ka patur disa përplasje me Policinë e Shtetit.

Në disa foto që “BalkanWeb” ka siguruar, 24-vjeçari Mikel Shallari shfaqet me armë zjarri në dorë që duket se janë pasioni i tij.

Ndalimi i tij u bë nga policia e kryeqytetit mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, e cila raportoi ekskluzivisht ngjarjen në “News24”, thotë se policia ka gjurmuar të dashurën e 24-vjeçarit Mikel Shallari për ta kapur.

Në hetime, mësohet se u përfshi edhe Interpol dhe shërbimet sekrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: