SHBA– Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të portreteve zyrtare në Galerinë Kombëtare të Portreteve “Smithsonian” në Washington DC. Ish-presidenti Obama tha se portreti i tij i realizuar nga Kehinde Wiley, i njohur për stilin e tij të vjetër të paraqitjes së afrikano-amerikanëve ishte ‘mjaft i mprehtë’.

Ndërsa ish zonja e parë Michelle Obama u shpreh e emocionuar nga portreti i saj, i realizuar nga Amy Sherald, një tjetër artiste me ngjyrë, punimet e të cilës adresojnë drejtësinë sociale.
_99993929_obama-portraits-getty
Mes shumë pjesëmarrësve në ceremoninë e prezantimit të portreteve të Barack dhe Michelle Obamës ishin edhe regjisori i njohur amerikan Steven Spielberg dhe aktori i famshëm amerikan Tom Hanks, fitues dy çmimeve Oscar.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb