Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë. Autoritetet bëjnë me dije se në operacionin e realizuar u sekuestrua një plantacion me më shumë se 2300 bimë.

Pas disa hetimeve dhe përgjimeve të tre telefonave të gjetura në banesë, janë zbuluar të tjera plantacione kanabisi.

Banesa e parë u zbulua në Chemin du Prince në Jurbise, ndërsa e radhës u gjet në rue de la Basilique në Bon-Secours (Péruëelz) .

Kreu i kësaj organizate u dënuar me gjashtë vite burg dhe me 40 mijë euro gjobë ndërsa për bashkëpunëtorët u dha dënimi me 4 vite burg dhe gjobë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb