VLORË- Një sasi e madhe droge, rreth 300-400 kg ton është zbuluar në bregun e Novoselës në Vlorë. Sipas raportimeve paraprake, droga është gjetur përgjatë bregut të detit në një gropë por nuk dihet si ka përfunduar aty.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” nga vendi i ngjarjes se droga ishte në disa thasë, një pjesë e papërpunuar, vetëm e tharë, ndërsa një pjesë gati për t’u përgatitur në formën e çokollatës.

droga ne vlore

Nuk dihet ende pesha e saktë e saj, por dyshohet se bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg në 28 thasë. Lënda narkotike është pikasur fillimisht nga banorët që kanë lajmëruar policinë. Ka dyshime se droga mund të jetë sjellë nga lumi, pas përmbytjeve në Jug pasi kishte një largësi vetëm 100 metër.

droga ne vlore 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb