KRUJË-Janë zbuluar 3 gjyle te topave turq në kalanë e Krujës. Ato u zbuluan rastësisht gjatë disa punimeve restauruese te hamameve në këtë kala. Është rasti i pare qe gjenden gjyle te topave pasi deri me sot kane ekzistuar vetëm topat.

Këto gjyle bënin pjese ne arsenalin luftarak turk me te cilat janë goditur pa pushim muret e kalasë gjate tre rrethimeve të Krujës nga ushtria turke, rrethime ne te cilat siç dihet nga historia ne rrethimin e pare morën pjese 100 mije ushtare, ne rrethimin e dyte 160 mije dhe ne te tretin 200 mije ushtare numër ky që përben një mizëri të vërtetë dhe që deri atëherë nuk ishte pare një gjë e tillë.

Tashmë të 3 gjylet janë ekspozuar në muzeun e Krujës Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe drejtori i muzeve të Krujës, zoti Mehdi Hafizi është mjaft entuziast për pasurimin e muzeut me këto objekte te zbuluara dhe shton se dhe numri dhe interesi i turisteve do jetë akoma më i madh.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: