BULQIZË

Policia e Dibrës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar 5 persona.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, strukturat e DVP Dibër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Golomeran-2021”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë;
E.B., 24 vjeç; M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujor, ka rezultuar se shtetasit e larëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.6 kg canabis në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzim Krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: