Pesidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, do të paraqitet si dëshmitar në gjyqin kundër ish-presidentit të FC Barcelona, Sandro Rosell, dhe ish-sulmuesit brazilian të katalanasve, Nejmar. Nejmar është akuzuar për korrupsion në operacionin e transferimit të tij nga Santosi te Barcelona, që përfundoi me brazilianin në “Camp Nou”.

Presidenti i Realit, Perez, është një nga tetëmbëdhjetë dëshmitarët e gjyqit që do të nisë më 17 tetor në Gjykatën e Barcelonës.

Sipas urdhrit gjyqësor në të cilin EFE ka pasur akses, kreu i Realit do të thirret të dëshmojë më 18 tetor, në ditën e dytë të gjykimit, pasi DIS e ka propozuar për dëshmitar.

Kujtojmë se prokuroria kërkon 5 vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë për Rosellin për korrupsion dhe mashtrim, dhe 2 vjet burg e 10 milionë të tjera gjobë për Nejmarin, për korrupsion në operacionin e transferimit.

Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb