Khloe Kardashian duket se po reflekton. Nëntë ditë pas lindjes së vajzës True, ajo përdori blogun e saj për të treguar ndjenjën e vetëkënaqësisë kur sjell në jetë një foshnje.

“Jeta është e shkurtër dhe herë pas here vendosim shumë të tjerë para nesh, por një nga prioritetet tona duhet të jetë lumturia jonë”, mendoi ajo.

Një prej detajeve për të cilat nuk ka folur ende publikisht është rasti i skandalit të tradhtisë që ka bërë bashkëshorti i saj, Tristan Thompson.

Disa burime të afërta kanë thënë për Us Weekly se Khloe e ka falur duke zbuluar arsyen.

“Khloe e ka falur tërësisht Tristan për tradhëtinë ndaj saj, sepse ai kur ka hyrë në dhomën e spitalit në momentin që Khloe ka lindur True, ka shpërthyer në të qara. Tristani u shkatërrua fare që kishte lënduar dhe tradhëtuar Khloen pak përpara ardhjes në jetë të fëmijës”, tha burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: