Dështimi i nisjes së sondës ruse Soyuz muajin e kaluar erdhi si pasojë e dëmtimit të një sensori gjatë montimit të raketës në kozmodromin e Kazakistanit, njoftuan të enjten hetuesit rusë.

Një kozmonaut rus dhe një astronaut amerikan u detyruan ta anulojnë misionin më 11 tetor pasi një raketë që u nis drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, dështoi të hynte në orbitën e përcaktuar.

Duke prezantuar përfundimet e hetimit, kreu i hetuesve Igor Skorobogatov, tha se edhe dy raketa të tjera Soyuz mund të kenë të njëjtin defekt.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, publikoi pamje të kamerës së vendosur në bordin e raketës që tregon lëshimin dhe ngritjen normale të raketës, derisa një prej tre raketave mbështetëse bie në drejtim të kundërt.

Soyuz më pas u rrëzua me shpejtësi dhe në videon e publikuar duket lëkundja e raketës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: