Problemet shëndetësore nuk janë i vetmi problem Michael Schumacher mirëpo legjendës gjermane po i largohen edhe miqtë e dikurshëm . Madje ai po braktiset edhe nga kompanitë që dikur u sillte miliona euro fitime me imazhin e tij. Dy kompani të tjera në listën e sponsorizuesve kanë braktisur Schumin. “Maquina do Esporte” është kompania e fundit që i ka thënë JO bashkëpunimit me Schumacher. “Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështet Schumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po e përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po e bën në garat e shpejtësisë. Raportohet se familja Schumacher ka filluar të futet në krizë financiare pas shpenzimeve të mëdha që ka patur dhe ka në fazën e shërimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb