Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar bimën që shkatërron rreth 98% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 16 orë. Sipas lajmit të publikuar në revistën “Life Science”, bëhet fjalë për derivatin e bimës “Sweet wormwood” ( Artemisia annua L. – pelini i ëmbël) artemisinina.
Sipas shkencëtarëve, nëse përdoret si e vetme, kjo bimë mund të shkatërrojë rreth 28% të qelizave të kancerit, por në kombinim me hekur “Sweet wormwood”, shkatërron pothuajse të gjithë qelizat vdekjeprurëse. Ajo që e bën këtë bimë të duket si shpresa ndaj luftës kundër kancerit është fakti se qelizat e ‘mira’ nuk i dëmton fare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: