KATAR-Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, mësohet se është pronari i ri i pikturës së Pikasos, “Les Femmes d’Alger”, e cila u shit së fundmi në ankand për 179.3 milionë dollarë.
Piktura u shit në në Nju Jork, më 11 maj, nga kompania “Christie’s”.

Një burim tha për “New York Post”: “Piktura nuk do të shfaqet në publik në Katar, për shkak të nuditetit të saj, për më tepër që është një punë kubizmi”.

Miliarderi Hamad bin Jassam ka qenë kryeministër i Katarit në vitet 2007-2013, dhe shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve të Katarit. Ky grup ka aksione të madhe në skuadrën e futbollit PSG dhe në kompani, si Porsche apo Volksvagen.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: