Një rrugë që kalon përmes malit, e padallueshme, tunel nën dhe por i pajisur me gjithçka të nevojshme. Autoritetet në Maqedoni kanë zbuluar së fundmi strehimoren e ish-presidentit të Jugosllavisë Josip Broz-Tito në Shkup.

Strehimorja është gjetur në thellësi të malit “Mali i Zi” në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë.
Deri tek strehimorja që ka qenë e pa zbuluar deri tani, shkohet nëpërmjet një shtegu të ngushtë nëpër të cilin kanë ecur vetëm dhitë, raportojne mediat maqedonase.

Në brendësi të saj janë zbuluar korridore të gjata, dhoma me mure të bardha, tunele dhe shumë hapësira të tjera që ngjajnë me salla të mëdha.

Çuditërisht, në strehimore ka të instaluar edhe sistem të energjisë elektrike, rrjet për telefoninë fikse dhe aparat që më herët është përdorur si telegraf.

Nëpër dhoma nuk ka mobilje apo tavolina pune, por ka shenja se më herët ka pasur. Në fund të tunelit ka shkallë metalike që deri më tani nuk ka informacione se ku të çojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb