Real Madrid është duke kaluar një moment të mirë, si në arenën Evropiane edhe në kampionatin lokal.

Një pjesë të mirë të suksesit të madrilenëve, padyshim që mban firmën e Karim Benzema, që duket sikur ka rilindur në moshën 33-vjeçare. Edhe pse i agjërueshëm, qendërsulmuesi, arriti të shënonte tre-golësh ndaj Chelsea-t në Champions League, duke shtuar shanset për një kalim më tej në tur. Ajo që ra në sy, veç paraqitjes dinjitoze, ishte iftari që ai bëri gjatë lojës, duke ngrënë hurma.

Për këtë ka folur edhe imami Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.

“A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid”, tha imami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb