Zbardhen detaje nga takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i zhvilluar paraditen e sotme në Presidencë.

Burime nga takimi bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb”, Osman Stafa, se Kreu i Shtetit i ka kërkuar Bshës që opozita të ruajë qetësinë, ndërsa të njëjtat burime thonë se Presidenti e ka cilësuar si kriminale tentativën e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.

Gjithashtu, mësohet se Presidenti Meta është shprehur në takim se shqiptarët duhet t’i bashkojë Kushtetuta dhe rruga evropiane e Shqipërisë.

“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme”, mësohet të ketë thënë Meta në takimin 45 minutësh me Bashën.

Në takim, Basha shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin ndryshimet kushtetuese, një ditë pasi u miratuan unanimisht në Komisionin e ligjeve.

Një ditë më parë, Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u miratua ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Në amendamentin që mori votat e të gjithë deputetëve, saktësohet se “kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb