TIRANE

Këtë fundjavë do të zhvillohet një dasmë e madhe VIP. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi prej kohësh kanë treguar se këtë shtator kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë.

Detajet nga dasma e tyre janë zbuluar një e nga një. Disa ditë më parë Xing.al zbuloi se çifti kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në bregdetin shqiptar.

Mirëpo, ajo që nuk dihej ishte data e evenimentit të madh. Sipas Iconstyle, çifti do të martohen këtë fundjavë, më 14 shtator. Pra të shtunën, dyshja e famshme do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit, me shpresën që do të jetë përgjithmonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb