Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë, Kurti u ka kërkuar të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar e cila ishte mbajtur në qytetin e Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb