Pa dyshim që mund ta cilësojmë si dasmën e vitit, pasi prej disa ditësh Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë në qendër të vëmendjes. Mes shumë personazheve të ftuara, pjesë e ceremonisë madhështore ishte edhe Sinan Hoxhën, bashkë me gruan e tij Andrra Destani.

Atë ditë, Sinani dhe Andrra dhanë edhe një intervistë të shkurtër për emisionin Mirage ku ndër të tjera u pyetën edhe çfarë dhurate i kishin bërë çiftit.

“Besi dhe unë jemi gati të një krahine. Te ne është traditë zarfi me para, kështu që unë përveçse i kam bërë një dhuratë tjetër, kryesore është zarfi me para që të blejnë çfarë të duan vetë”, tha Sinani.
I pyetur sesa para ka në zarf, Sinani nuk pranoi që të bëjë publike këtë detaj. “Kjo nuk tregohet. Unë kam parë listën e dasmës sime, kam parë sa më ka hedh Besi, aq i kam hedhur dhe unë”, u shpreh Sinani.
4f903018d9ad6d281420d3fe833915d7

7dddf1f6080fdc8eb3f9bd5574c856b4

a1fd420f9f066d4d797dc55bcd3f772b
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb