BOTSVANA

Autoritetet në shtetin afrikan të Botsvanës prezantuan përpara publikut një diamant gjigant që mendohet të jetë guri i tretë në botë për nga madhësia. Guri i çmuar 1098 karatë u prezantua nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania “Debswana”.

Diamanti është vetëm pak më i lehtë se ai i vendit të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botsvana në vitin 2015.

“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50-vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.
“Sipas analizave paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me gurin e tretë të çmuar më të madh në botë”, shtoi ajo.

Diamanti më i madh në botë është Cullinan, 3.106 karat dhe u zbulua në Afrikën e Jugut. Në vend të dytë është diamanti Lesedi La Rona 1.109 karat i cili ka madhësinë e një topi tenisi dheu zbulua në vitin 2015 në Karoëe në veri lindje të Botsëana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb