Godina ku ndodhen zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike rezulton të jetë në pronësi të Bashkisë së Tiranës prej 2013.

Në një dokument, zbulohet se prej vitit 2013 godina i përket Bashkisë me VKM-në e miratuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë godinë ndodhen zyrate Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërkohë që në katin e tretë janë ato të FRD.

Fryma e re Demokratike nuk ka përfaqësi në parlament, dhe sipas ligjit Bashkitë respektive i sigurojnë godina për seli vetëm partive që kanë deputetë në Kuvend.

FRD pak ditë më parë nënshkroi marrëveshjen për hyrjen në koalicion me PD dhe aleatët ndërkohë që do të ketë dhe përfaqësues në lista. Ditën e sotme Policia Bashkiake shkoi në zyrat e FRD ku i kërkoi përfaqësuesve të saj ku i kërkoi të lirojnë godinën, por hasi në rezistencë teksa aty shkoi dhe Presidenti Meta që mbështeti partinë opozitare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb