Zbulohen përgjigjet e analizave të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus. Në testin e mëposhtëm shihet se dy vëllezërit e njohur kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Regjisorët Edmond dhe Robert Budina reaguan pas lajmit se janë infektuar, duke thënë se nuk kanë asnjë simptomë. Ndërsa në një intervistë për News24, regjisori Edmond Budina tha se është infektuar në QSUT, ku ka qenë duke vizituar hallën e tij të sëmurë, e cila më pas ka ndërruar jetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mes të tjerash, ai akuzoi kryeministrin Edi Ramën për shkelje të privatësisë, duke thënë se do ta ndjekë në rrugë ligjore çështjen e publikimit të emrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb