Paul Pogba mbetet një ëndërr e tifozëve dhe stafit drejtues të Juventusit, një dëshirë e cila u ndez menjëherë që pas largimit të tij nga Torino. “Zonja e Vjetër” e ka kërkuar thuajse në çdo merkato, objektivi nuk ndryshon as në këtë herë, përkundrazi, Juve po lëviz me shpejtësi për të bindur Man.United të heq dorë nga “gjeli” francez. Sipas mediave angleze, Pogba mund të largohet që në janar nga “djajtë e kuq”, dëshirë për të cilën Juve është e vetëdijshme dhe për këtë arsye ka përpiluar një ofertë të re për të bindur Man.United.

Pogba
Pogba

“Djajtë e kuq” i qëndrojnë besnik idesë së tyre, Pogba mund dhe të largohet por jo pa marrë fillimisht 170 milion euro, aq sa vlerësohet kartoni i tij. Bardhezinjtë nuk mund të paguajnë kurrsesi një shumë të tillë kesh por risia këtë herë është se në negociata kërkojnë të përfshijnë edhe kartonin e Rabiot. Mesfushori francez erdhi me shumë buje nga PSG por pa mundur të lë gjurmë deri më tani ne Torino. Sarri nuk e ka preferencë të parë, për këtë arsye ka dhënë dritën jeshile për përfshirjen e tij në negociata.

Rabiot
Rabiot

Gjithnjë sipas mediave angleze, Juve ofron kartonin e Rabiot plus 75 milion euro kesh, sërish shumë larg kërkesës së United, kartoni i Rabiot vlerësohet me 25 milion euro. Pavarësisht se oferta e “Zonjës së Vjetër” është larg kërkesës së tyre, United dhe Juve mund të bien në kompromis. “Djajtë” do të linin të lirë një lojtar që nuk ndihet më komod në “pallatin e ëndrrave”, do të kishin në dispozicion një mesfushor si Rabiot plus 75 milion euro, shumë të cilën mund ta investonin sërish në merkato.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb