Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare të Futbollit, po kalon një sezon fantastik në “Premier League”. E duket se përveç suksesit në fushën e blertë, ylli i futbollit është në një fazë shumë të bukur edhe në jetën e tij personale.

Nuk e dimë se sa zemra vajzash mund të thyejë ky lajm, por numri 18 i “Southampton” është në një lidhje dashurie. “Panorama Plus” ka zbuluar se 21-vjeçari po shijon një romancë me një vajzë të quajtur Fidela.

Sikundër mund ta shihni në foton e mëposhtme Fidela është një vajzë shumë simpatike, por nuk është një figurë publike. Rrjedhimisht, nuk dihet asgjë për jetën e saj private, por deri tani kemi mësuar se ajo studion për Drejtësi.

Armando Broja Fidela E Dashura Lidhje Panorama Plus
Armando Broja Fidela E Dashura Lidhje Panorama Plus

Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin dhe sa vite kanë në lidhje, por nëse bazohemi te interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat duken goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar ka vendosur në “Bio” e tij të Instagramit shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Armo
Armo

Ky është padyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë.

Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me emojin e një unaze… fejesë? Përdorimi i një emoji të tillë zakonisht tregon fejesë ose martesë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur nga Broja për të shprehur dashurinë e tij ndaj Fidelës, duke e konsideruar si “gruaja” e tij.

D3488b97 77a2 4a9c 849b D4a6e7f40dc1
D3488b97 77a2 4a9c 849b D4a6e7f40dc1

Shpesh fansat e futbollit, apo edhe kritikët nuk tolerojnë dhe tregohen të ashpër me futbollistët kur ata vendosen në qendër të mediave për lidhjet e tyre. Prej kësaj “Lifeblogger” shkroi kohë më parë se i ati i ka sugjeruar Brojës të mos flasë rreth lidhjeve dhe statusit të tij.

Duket se Armando ka vendosur të ndjekë këshillën e të atit, ndonëse tashmë ka gjasë që kjo mos të zgjasë edhe më shumë.

Ndryshe nga sa bën me jetën personale, në fushë Armando Broja ka zgjedhur ‘të flasë’ dhe bujshëm madje. Këtë sezon ai ka qenë i shkëlqyer dhe ka shënuar tetë gola deri tani në të gjitha garat për ‘Saints’. Paraqitja e tij ka ngjallur interes te disa klube europiane si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund teksa po ashtu mediat e huaja raportojnë se edhe Chelsea është i interesuar ta rikthejë në skuadër yllin shqiptar, pas një viti huazimi të “Southampton”./Panorama Sport/

Fnnc0wcxwaazswk
Fnnc0wcxwaazswk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb