Edhe pse ai është shumë i rezervuar për jetën e tij private, duket se një martesë është në planet e tij të afërta. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Adrian Gaxha, i cili mësohet se po përjeton një dashuri të cilën e ruajti me fanatizëm nga vëmendja mediatike.

Express Rozë ka mësuar se këngëtari momentalisht nuk është vetëm dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën quhet Dafina.

Këtë e vërteton edhe një profil në Instagram me të njëjtin emër, ku Adriani shihet duke përqafuar një vajzë të panjohur për publikun.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb