Nga: ENIDA HIMAJ
TIRANE – Tuna është shtatzënë, është ky lajmi që “tronditi” showbizz-in fundjavën që lamë pas. Ishin mediat kosovare ato që thanë se këngëtarja e mirënjohur ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe se babai i fëmijës ishte pikërisht reperi Cozman. Një tjetër variant qarkulloi pak ditë më parë, duke thënë se në fakt këngëtarja e hitit “Fenix” ishte katër muajshe dhe se babai i fëmijës ishte Patris, vëllai i Robert Berishës.

Megjithatë, burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se Tuna nuk është shtatzënë. Në fakt, thashethemet për këtë lajm dolën nga miqtë e afërt të saj, duke shkaktuar një zhurmë në rrjetet sociale. Vetë biondja nga Shkupi, ditën e djeshme postoi një foto nga koncertet që ajo ka pasur ditët e fundit. Siç shihet edhe nga fotot, ajo gëzon një formë perfekte fizike, larg një femre shtatzënë. Lidhur me këtë lajm, kanë qenë miqtë e Cozmanit pranë “Babastars” që kanë reaguar. Për “Bluetooth”, ata janë shprehur se reperi dhe Tuna i kanë dhënë fund më shumë sesa një vit më parë, ndaj dhe Cozman nuk ka sesi të jetë babai i fëmijës.

Nga ana tjetër, Patris apo miqtë e tij nuk kanë reaguar për këtë lajm, duke lënë gjithçka evazive. Miqtë pranë këngëtares janë shprehur se lajmi për shtatzëninë e ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e mediave nga ajo, pak ditë para se të nxjerr këngën e re “Bermuda”, dhe se kjo jehonë e ka shtuar edhe më shumë interesin për hitin e radhës, ku të gjithë presin të shikojnë Tunën me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkaq, Tuna është duke vijuar axhendës e saj të koncerteve, duke mos anuluar asnjë prej tyre. Ditën e djeshme mediat kosovare publikuan një foto ku ajo shfaqej në palestër, në shoqërinë e Patris Berishës. Ushtrimet që ajo po bënte dhe format fizike, padyshim që nuk janë aspak ato të një femre që është në pritje të një fëmije.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb