“Investigating Diana: Death in Paris”, një dokumentar me katër, i realizuar në lidhje me vdekjen e Princeshës Lady Diana, ka zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi botën.

Mediat britanike raportojnë se Diana mund ta ketë ditur atë që do t’i ndodhte.

“Mischon Note”, një letër me shënime të mbajtura nga Victor Mishcon avokati i lady Dianës, “hedh dritë” mbi atë që mund të ketë ndodhur në vitin 1997.

Dy vite para ngjarjes tragjike që i mori jetën Princeshës së Uellsit, në tetor të 1995, Diana kishte kërkuar një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Mishcon, për t’i “treguar atij për diçka që kishte në mendje”.

Avokati mbajti shënime të detajuara mbi bisedën e bërë atë natë, ku mes të tjerave dyshohet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk do i përmendi, e kishin informuar atë se një aksident automobilistik mund të organizohej.

Diana me sa duket parashikoi se ajo “ose do të përfundonte e vdekur ose do të plagosej rëndë” në një ngjarje të tillë.

Më 31 gusht 1997, Diana së bashku me Dodi Al-Fayed, dhe shoferin e saj, Henri Paul humbën jetën pasi makina e tyre Mercedes u përplasën me një shtyllë në tunelin Pont de l’Alma të Parisit.

Paul ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ilaçeve të cilat i ishin dhënë me recetë nga mjeku, ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte paparacëve, të cilët i ndiqnin me motoçikleta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb