Mbretëresha Elizabeth II luftoi fshehurazi me kancerin në vitin e fundit të jetës së saj.

Kështu ka pohuar një mik i Princit Philip në një libër të ri, në biografinë “Elizabeth: An Intimate Portrait”, që pritet të publikohet më 8 dhjetor, shkrimtari dhe miku i bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth, Gyles Brandreth pretendon se monarku i ndjerë vuante nga një formë e kancerit të palcës së eshtrave, simptoma më e zakonshme e të cilit është dhimbja në kocka.

Në certifikatën e vdekjes së Mbretëreshës, është i rregjistruar shkaku i vdekjes së saj “pleqëria”.

Brandreth shkuan se: “Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielome kancer në palcën e eshtrave që do të shpjegonte lodhjen e saj dhe humbjen e peshës, simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që prek shpesh të moshuarit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb