Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te emrat e kandidatëve për president të ri të Republikës, duke zëvendësuar Ilir Metën, zbardhen të tjera detaje nga ky proces. Formula e propozuar nga PS për përzgjedhjen e kandidatëve përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga secili deputet socialist.

Po ashtu, BalkanWeb mëson se grupi parlamentar i PS-së do të mblidhet të martën që vjen, ku do të bëhen edhe propozimet konkrete.

Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët. Kujtojmë se më 24 korrik mbaron mandati i presidentit Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb