TIRANE – Fotografi Erdi Mara në profilin e tij të “Instagram”, ka publikuar një foto të shtatë viteve më parë nga dasma e Saimir Tahirit. Në këtë foto, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet me bashkëshorten e tij Fatlinda Berisha dhe Kryeministrin Edi Rama, asokohe kryebashkiak. Rama kurorëzoi martesën e çiftit të ri brenda Bashkisë së Tiranës.

Atëherë Tahiri ishte avokat dhe pedagog, por gjithmonë shumë pranë strukturave të Partisë Socialiste. Veç ceremonisë zyrtare, shtatë vite më parë dasma u nda dhe në dy lokale të famshme të Tiranës, dhe bëri bujë pasi emrat më të pushtetshëm të vendit morën pjesë në të.

Ministri Tahiri është ndër politikanët më të rezervuar sa i takon jetës private. Ai rrallëherë pranon të komentojë apo të ndajë detaje nga jeta familjare. Çifti Tahiri janë prindër të një djali. (who)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: