TIRANE – Elita dhe Gjiko, pas vrullit mediatik të ditëve të fundit, më në fund do të martohen dhe ky këtë herë lajmi është i vërtetë. Moderatorja nga Kosova, është përfolur se është në pritje të fëmijës së parë me reperin Gjiko, me të cilin bashkëjeton prej kohësh, por lajmin askush nga të dy nuk e ka konfirmuar.

Imazhi i fundit që është bërë publik është ftesa, e cila konfirmon tashmë ceremoninë që do të mbahet të premten e ardhshme, më 21 shtator. Fotoja e siguruar nga Prive duket të jetë pjesë e familjes së reperit, Gjiko. Me një dizajn të veçantë me stil mbretëror, ftesa konfirmon vendin ku do të organizohet ceremonia, por gjithashtu edhe datën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb