Anar Huseynov Ambasadori i Azerbajxhanit rikthehet tek universiteti “Luarasi” kësaj herë jo vetëm si diplomat por edhe si mik. Ambasadori azer referoi një leksion të hapur më temë “Azerbajxhani, 30 vjet pavarësi sfida dhe arritje” për studentët dhe stafin pedagogjik të “Luarasit”.

Kur flasim për Azerbajxhanin mendja shkon natyrshëm tek ndërtimi i gazsjellësit TAP i cili sjell gaz nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan përmes Turqisë Greqisë dhe vendit tonë duke e kaluar në Itali. Ambasadori Huseynov shprehet se Azerbajxhani është i gatshëm t’i ofrojë Shqipërisë gaz por për ketë nevojitet infrastruktura e duhur, pritet vendimi final i qeverisë shqiptare nëse do i thotë po propozimit të Azerbajxhanit.

“Ashtu siç e përmenda gjatë prezantimit, Azerbajxhani është gati t’i sigurojë Shqipërisë gaz. Shqipëria është pjesë e gazsjellësit TAP por ne do ishim shumë të kënaqur ta kishim Shqipërinë si anëtarë e familjes së shteteve përfituese direkte të gazit. Nga kjo pikëpamje Azerbajxhani është gati të marrë në konsideratë propozimet e Shqipërisë për të marrë gaz nga Azerbajxhani. Por gjithçka varet nga politika energjetike që do ndjekë vendi juaj, varet nga prioritetet që ka Shqipëria. Në mund të ulemi së bashku në bisedime për të diskutuar bashkëpunimet afatmesme dhe afatgjata në fushën e energjisë për t’i ofruar gaz natyror Shqipërisë. Mesa kuptoj personalisht, qeveria shqiptare përmes zëvendësministrit të infrastrukturës dhe energjisë Ilir Bejtja më 4 shkurt vizitoi Azerbajxhanin ku mori pjesë në një event të organizuar për gazsjellësin TAP. Ai takoi homologët azer por mesa po kuptoj në këto momente Shqipëria po e merr në konsideratë këtë çështje duke parë perspektivën për të pasur një bashkëpunim të mundshëm me Azerbajxhanin i cili është i hapur për bashkëpunim dhe për t’ju ofruar gaz”,-u shpreh gjatë intervistës dhënë për gazetaren Aurora Golemi, ambasadori i Azerbajxhanit Anar Huseynov.

Ambasadori Huseynov foli gjatë leksionit të hapur tek “Luarasi” edhe mbi konfliktin 44 ditor gjatë 2020 mes Azerbajxhanit dhe Armesnisë. Luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor 2020, e cila u pa si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb