Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Gjiko publikoi një foto romantike duke i puthur barkun Elitës duke shtuar një përshkrim ku i pyet ndjekësit nëse foshnja është djalë apo vajzë.

Por, burime për Prive.al kanë treguar se Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër të një djali. Ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë nga moderatorja apo reperi.

Elita ka qenë aktive në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe ku i ka zbuluar fansave shumë gjëra për shtatzëninë, por ende nuk ka treguar gjininë e fëmijës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: