Radari i policisë rrugore prej dy vitesh sfidohej nga një tjetër “Radar”. Një grup i krijuar në Whatssap me këtë emër sinjalizonte shkelësit e ligjit për vendet ku policia kishte ngritur postblloqe për ndalimin e mundshëm të tyre.

Sipas ABC, administratorë të këtij grupi ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja. Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pasi u morën në pyetje, tre djemtë kanë pohuar se grupi që mbante emrin “Radari”, ishte hapur prej tyre për t’ju shmangur radarëve të Policisë Rrugore, pasi kanë pasion shpejtësinë.

Kur policia ra në gjurmët e kësaj skeme, grupi mësohet të ketë pasur më shumë se 500 anëtarë pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin njohje me njëri tjetrin.

Në grup jepej informacion i detajuar për radarët, numrin e forcave në postbllok apo edhe kontrollet e lëvizshme në rrugë. Anëtarët kishin rënë dakord që të mos dërgohej asnjë foto apo video në grup, por vetëm informacione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb