“Hirushja” që kërkonte këngëtari Justin Bieber në rrjetet sociale tashmë është zbuluar. Bukuroshja është 17 vjeç dhe jeton në Spanjë, ku punon si babysitter. Në fakt nuk është zbuluar ende emri i saj i vërtetë, por vajza ka një llogari në rrjetin social “tumblr” me emrin “Wolfiecindy”. Ajo që vërehet është se 17-vjeçarja ka shumë ngjashmëri me modelen Irina Shayk.

Pak ditë më parë, Justin Bieber postoi një foto të vajzës në “Instagram” dhe kërkonte nga fansat që ta ndihmonin të zbulonte se kush ishte bukuroshja. Një gjë është e sigurt, jeta e kësaj vajze do të ndryshoje, pas postimit të Justin Bieber.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb