TIRANE

Duke qenë se gjithnjë është treguar e rezervuar, jeta private e Fifit ka qenë një pjesë për të cilën publiku ka patur shumë kuriozitet. Prej kohësh vetë Fifi në intervista e emisione kishte lënë të kuptohet se është në një lidhje duke përmendur edhe një ‘Xh’, shkronjën e parë të partnerit të cilin e mbante të fshehtë.

Mirëpo ditën e djeshme u zbulua më në fund djali që i ka rrëmbyer zemrën Fifit.Ishte “Prive.al”, që zbuloi nga një postim dedikim i këngëtares se djali quhet Xhuljo Tabaku.

Fifi e ka mbajtur lidhjen për një kohë të gjatë të fshehtë sepse burime për “Prive” kanë treguar se çifti kanë prej 1 viti të lidhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: