Vazhdimisht është përpjekur që të mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e saj private, për shkak edhe të lidhjes së saj me një djalë më ti ri se vetja. Por pavarësisht kësaj lidhja e aktores 30-vjeçare Olta Gixhari me djalin 22-vjeçar duket se nuk është më mister.

Djali me të cilën ajo është në një lidhje quhet Xhek Nasufi dhe është student në degën e Ekonomisë , në një universitet privat të Tiranës.

22-vjeçari mesa duket bën një jetë të mirë pasi në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet me makina të shtrenjta dhe duke u argëtuar në plazhet më të mira.  Miqtë e tij e njohin me nofkën “peshkatari” sepse është mjaft i suksesshëm në peshkim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: