VLORA

Delon Troqe është viktima i atentatit në Vlorë. 38-vjeçari u ekzekutua ditën e sotme nga disa autorë me armë zjarri.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrase që ndodhi në lagjen ‘’Pavarësia’’ teksa autorët u larguan më pas me automjet drejt Kaninës.

Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ka sekuestruar disa kamera të zonës si dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb