Zbulohet identiteti i një prej personave që u qëllua në Milot mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është 46-vjeçari Ylli Brahimi, një person me precedentë penalë. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Atentati ka ndodhur në banesën e Brahimajt. I plagosur mbeti dhe Klisman Preçi, i cili ndërroi jetë pak minuta më pas për shkak të plagëve të marra.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb