ROMË

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i 45-vjeçarit shqiptar, afër Romës, në Itali.

Mediet fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë shqiptari Gentian Kasa, i cili është qëlluar me dy plumba në kokë e gjoks, sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u rikthyer në burg.

45-vjeçari Kasa ishte me precedentë penalë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ekzekutimit të tij. Siç raportojnë mediet fqinje, ai është vrarë në një ndër zonat më të rrezikshme, që drejtohet nga kriminelët e fuqishëm shqiptarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb