Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, i cili ka çuar në arrestimin e një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka arritur të identifikojë dy autorë të përfshire në trafikimin e lëndëve narkotike për një grup të hetuar dhe të dënuar në Zvicër.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës i zjarrfikësve, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Sipas provave të administruara rezulton se shtetasit Etmond Merja dhe Ndriçim Harka janë të përfshirë si organizatorë në këtë veprimtari kriminale.

Provat janë administruar me anë të letër-porosisë dhe veprimeve të tjera. Etmond Merja i shpallur në kërkim është kunati i Harkës, i cili dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.

Bisedat mes trafikantëve janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015. Gjithë aktiviteti është arritur të zbardhej me përgjime ndaj grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb